RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite rrëzon dy dronë të Huthive që kishin në shënjestër rajonin e Riadit

arabia-saudite-rrezon-dy-drone-te-huthive-qe-kishin-ne-shenjester-rajonin-e-riadit

Mbrojtja ajrore saudite ka interceptuar dy dronë të lëshuar herët të shtunën nga rebelët Huthi të Jemenit në drejtim të rajonit të Riadit, transmeton Anadolu.

Turki al-Maliki, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, tha se forcat saudite po monitorojnë kërcënimet me raketa dhe dronë të drejtuara ndaj mbretërisë.

Ai tha se dronët e lëshuar në drejtim të rajonit të Riadit u interceptuan dhe u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.

Huthit janë përfshirë sërish në luftime me forcat qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite që nga rifillimi i luftës civile në Jemen në korrik, kur grupi shpalli një bllokadë detare ndaj Riadit.

Related posts

Protesta pro palestineze në universitetet amerikane, dhjetëra të arrestuar

admin

Kajro, fillon samiti i fqinjëve të Sudanit të shkatërruar nga konflikti

admin

Përfshihet nga flakët një traget në Indonezi, pesë të vdekur dhe 41 të zhdukur

Hevzi