RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanadaja dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë dhe tregtinë

kanadaja-dhe-gjermania-nenshkruajne-marreveshje-per-sigurine-dhe-tregtine

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Anita Anand dhe homologu i saj gjerman, Johann Wadephul, kanë theksuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, teksa nënshkruan një marrëveshje të re partneriteti strategjik që përfshin tregtinë, sigurinë ekonomike dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media në përfundim të vizitës dyditore të Wadephul në Otava, dy zyrtarët vlerësuan bashkëpunimin mes Kanadasë dhe Gjermanisë dhe rikonfirmuan angazhimin e tyre ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Të dy gjithashtu kritikuan Rusinë për luftën në Ukrainë, ndërsa Wadephul i bëri thirrje Moskës të hyjë në “negociata serioze” me synim përfundimin e konfliktit.

Ai falënderoi Kanadanë për mbështetjen e saj të vazhdueshme për Ukrainën dhe përsëriti mbështetjen e Gjermanisë për Kievin.

E pyetur lidhur me ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në samitin e G20-s në Miami më 14 dhe 15 dhjetor, Anand tha se ishte e “befasuar”, por theksoi se vendi pritës ka autoritetin të përcaktojë se kë fton.

Anand dhe Wadephul nënshkruan Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik Kanada-Gjermani, e cila parashikon bashkëpunim më të ngushtë në investime, zinxhirët e furnizimit dhe sigurinë ekonomike.

Marrëveshja synon gjithashtu zgjerimin e financimit të përbashkët publik dhe reduktimin e varësisë nga Kina dhe Rusia në sektorët strategjik.

Sa i përket mbrojtjes, të dy diplomatët e lartë mirëpritën planin e Kanadasë për blerjen, në vlerë prej miliarda dollarësh, të deri në 12 nëndetëseve nga prodhuesi gjerman i anijeve luftarake ThyssenKrupp Marine Systems.

Marrëveshja vjen në një kohë kur Kanadaja ka kërkuar të diversifikojë marrëdhëniet e saj ekonomike dhe diplomatike, në kushtet e tensioneve në rritje tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Anand tha se bashkëpunimi më i ngushtë mes dy vendeve pasqyron varësinë e tyre në rritje nga njëri-tjetri.

“Partneriteti ynë bazohet në besim të thellë”, tha ajo.

Related posts

Azerbajxhani prodhon armën e parë vendase lazer

admin

Lavrov: Operacioni ushtarak SHBA-Izrael mund të nxisë lëvizjen në Iran dhe fqinjët për të zhvilluar armë bërthamore

Kushtrim Guraj

Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin, çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes sfidohet në Kushtetuese?

admin