RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Begaj pret ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri: SHBA mbetet partner i pazëvendësueshëm

begaj-pret-ambasadorin-e-ri-amerikan-ne-shqiperi:-shba-mbetet-partner-i-pazevendesueshem

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Begaj i ka uruar ambasadorit Wendt sukses në misionin e tij diplomatik, duke rikonfirmuar vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

“Shqipëria do të vijojë të jetë plotësisht e angazhuar në thellimin e marrëdhënieve dhe në avancimin e interesave tona të përbashkëta”, ka deklaruar Begaj.

Presidenti shqiptar ka theksuar gjithashtu rëndësinë e SHBA-së për Shqipërinë, duke i cilësuar Shtetet e Bashkuara si një partner të pazëvendësueshëm për vendin, si dhe për sigurinë dhe prosperitetin e tij./teve1

Related posts

Ish-kreu i NATO-s dënon sulmin në Banjskë, Robertson: Siguria e Kosovës jashtëzakonisht e rëndësishme për Aleancën

admin

Bie Qeveria e Malit të Zi

admin

SHBA-ja dhe Arabia Saudite zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Xheda

RTI