RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre shqiptarë në mesin e viktimave pas shembjes së ndërtesës në Athinë

tre-shqiptare-ne-mesin-e-viktimave-pas-shembjes-se-nderteses-ne-athine
Athinë

Tre persona me origjinë shqiptare janë në mesin e gjashtë viktimave nga shpërthimi i fuqishëm dhe shembja e një ndërtese në Athinë të Greqisë.

Dy prej viktimave me origjinë shqiptare ishin motër e vëlla, ndërsa viktima e tretë ishte bashkëshortja e vëllait. Trupat e tyre janë gjetur dhe nxjerrë nga rrënojat, së bashku me trupat e viktimave të tjera. Ata po qëndronin në një apartament me qira në katin e parë të ndërtesës.

Viktimat e tjera janë një turist amerikan dhe një grua e moshuar greke e bashkëshorti i saj britanik, të cilët ishin pronarë të ndërtesës.

Shpërthimi ndodhi në zonën e Plakës, në qendër të Athinës, pranë disa prej atraksioneve më të njohura turistike, përfshirë Akropolin dhe Tempullin e Zeusit.

Në operacionin e kërkimit morën pjesë rreth 30 zjarrfikës, të cilët përdorën edhe kamera speciale për të lokalizuar personat e bllokuar nën rrënoja.

Related posts

Armeni, 8 të arrestuar për tentativë për marrjen e pushtetit me forcë dhe atentat ndaj kryeministrit

admin

Kurti pas takimit me Hamzën: Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin të gjithë kemi përgjegjësi

Kushtrim Guraj

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut konsumojnë më së paku mish në Evropë

admin