Presidenti amerikan, Donald Trump, është i gatshëm t’i ofrojë Iranit lehtësim nga sanksionet ekonomike dhe lirimin e fondeve të ngrira, në këmbim të përparimit konkret lidhur me programin e tij bërthamor, transmeton Anadolu.
Një zyrtar amerikan për mediat amerikane Axios dhe CNN tha se Washingtoni po zhvillon bisedime “pozitive dhe konstruktive” përmes ndërmjetësuesve, duke theksuar se negociatorët nuk do ta finalizonin një marrëveshje nëse shqetësimet lidhur me programin bërthamor nuk do të zgjidheshin plotësisht.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Anadolu për koment lidhur me këto deklarata.
Kjo mundësi e re diplomatike vjen pasi Trump të shtunën hodhi poshtë një propozim iranian që synonte uljen e tensioneve dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke i cilësuar kushtet e Teheranit si “të papranueshme” në mes të luftës shtatëmujore me Iranin.
Dje, Trump tha se pret negociata të tjera me Teheranin këtë javë, duke pretenduar se zyrtarët iranianë e “tepruan” me kërkesat e tyre gjatë bisedimeve të mëparshme.

