RTV AHIRETI
Uncategorized

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite deklarata për aktgjykimin e Speciales

kuvendi-mblidhet-sot,-ne-rend-dite-deklarata-per-aktgjykimin-e-speciales

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër,seancë plenare, ku në rend dite është edhe deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Seanca do të nisë në ora 11:00.

Në këtë seancë pritet të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj, si dhe miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme.

Deputetët pritet të votojnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.

Në rend dite është edhe formimi i komisioneve parlamentare, në kuadër të hapave për funksionalizimin e Kuvendit.

Seanca është paraparë të mbahet në sallën plenare të Kuvendit.





Related posts

How LGBTQ+ Resource Centers Are Making a Difference on College Campuses

BESIMI NË MELEKËT E ALLAHUT

Irfan Jahiu

Dhjetë ditë larg vendimit historik – më 16 shtator shpallet aktgjykimi për katërshen e UÇK-së –

Kushtrim Guraj