RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtari i inteligjencës finlandeze: Kërcënimi i sabotazhit rus është rritur në të gjithë Evropën

zyrtari-i-inteligjences-finlandeze:-kercenimi-i-sabotazhit-rus-eshte-rritur-ne-te-gjithe-evropen

Sipas një zyrtari të inteligjencës finlandeze, rreziku i sabotazhit rus në të gjithë Evropën është rritur gjatë muajve të fundit, ndërsa edhe Finlanda përballet me një kërcënim të mundshëm, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik finlandez YLE, Teemu Liikkanen, kreu i kundërzbulimit në Shërbimin Finlandez të Sigurisë dhe Inteligjencës (Supo), tha se nuk ka shenja për një kërcënim të menjëhershëm në Finlandë, por theksoi nevojën për përgatitje.

“Nuk ka arsye për panik apo frikë. Nuk duhet të ndjekim atë rrugë. Por duhet të jemi të përgatitur dhe të gatshëm”, tha Liikkanen.

Sipas raportit, objektet e industrisë së mbrojtjes dhe operacionet që lidhen me mbështetjen e Finlandës për Ukrainën konsiderohen veçanërisht të ekspozuara ndaj sabotazhit të mundshëm rus.

Jyrki Isokangas, kolonel në pension dhe ligjërues në Universitetin e Jyvaskyla, tha në raport se objektivi i Moskës është të krijojë përçarje mes vendeve perëndimore dhe të dobësojë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Ukrainën.

“Rusia po përpiqet të krijojë një atmosferë në vendet perëndimore, në të cilën ndihma për Ukrainën të shihet si diçka që nuk duhet ose nuk mund të bëhet”, tha ai.

Megjithatë, Isokangas tha se nuk beson se Moska po kërkon një përballje ushtarake me NATO-n.

Sipas raportit, edhe presidenti finlandez, Alexander Stubb, u ka bërë thirrje finlandezëve që të përgatiten psikologjikisht për mundësinë e sabotazhit.

Related posts

Presidenti kolumbian njofton protestë diplomatike pas sulmit me raketa ruse në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump në Uashington do të fillojë në mars 2024

Muhamet Ramadani

Izraeli vazhdon operacionet në Tubas: bastisje, arrestime dhe dhunë ndaj civilëve

RTI