RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit

komisioni-per-persona-te-zhdukur:-dy-identifikimet-e-reja-lidhen-me-luften-e-fundit

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se dy identifikimet e reja nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok apo me lokacionet e adresuara këtë vit.

Komisioni ka thënë se javën e kaluar janë pranuar dy raporte të ADN-së për identifikimin e mbetjeve mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës.

“Sqarojmë se këto dy identifikime nuk lidhen me zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë, as me zhvillimet e fundit në Zubin Potok dhe as me ndonjë lokacion tjetër të adresuar gjatë këtij viti”.

Komisioni shtoi se këto identifikime janë rezultat i procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore, si dhe i procesit të mbledhjes së mostrave biologjike referuese plotësuese nga familjarët.

“Pra, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më herët, e jo gjatë aktiviteteve të fundit në terren. Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore, i cili, pas verifikimeve përkatëse, konfirmon zyrtarisht identifikimin. Gjatë kësaj jave, familjet do të njoftohen për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm, në përputhje me procedurat përkatëse”.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u zotua se “mbetet i përkushtuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, në respektim të familjeve dhe së drejtës së tyre për të ditur të vërtetën”.

Related posts

Një shekull më parë, disa zogj dëshmuan se epërsia teknologjike nuk garanton fitore në luftë

Hevzi

Kokainë “lumë” në Portin e Pireut, kapen dy ngarkesa që vinin nga Amerika Latine! Vlera e lëndës narkotike, miliona euro

admin

Rama-Meloni për mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri-Itali: Është një ditë historike

Muhamet Ramadani