Senatori amerikan Bernie Sanders ka kërkuar ndalimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin, pas vendimit të Komitetit Qendror të Zgjedhjeve në Izrael për të përjashtuar dy lista kryesore arabe nga zgjedhjet e 27 tetorit. Vendimi ende mund të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë.
Sanders tha se vendimi rrezikon të lërë qytetarët palestinezë të Izraelit pa përfaqësuesit e tyre kryesorë në Knesset. Ai kritikoi qeverinë e Benjamin Netanyahut dhe bëri thirrje publikisht: “Jo më ndihmë ushtarake amerikane për Izraelin.” /mesazhi

