RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri britanik dëshiron që Britania t’i ri-bashkohet BE-së gjatë jetës së tij

kryeministri-britanik-deshiron-qe-britania-t’i-ri-bashkohet-be-se-gjate-jetes-se-tij

Kryeministri britanik, Andy Burnham, është shprehur se dëshiron ta shohë Britaninë e Madhe të ribashkohet me Bashkimin Evropian gjatë jetës së tij, por theksoi se ribashkimi nuk është domosdoshmërisht opsioni që duhet të ndiqet tani, transmeton Anadolu.

Duke folur për BBC-në, Burnham u pyet nga moderatori Nick Robinson nëse, në mënyrë ideale, dëshironte që Britania t’i bashkohej sërish BE-së. Pas një pauze, Burnham tha: “Dua t’i shqyrtoj opsionet”.

Robinson vuri në dukje gjatësinë e pauzës, duke sugjeruar se përgjigjja dukej si një “po”, por se Burnham nuk donte ta thoshte këtë.

Burnham u përgjigj: “E kam thënë, nuk ka kuptim ta mohoj. E kam thënë në libër se do të doja ta shihja Britaninë të ri-bashkohej gjatë jetës sime. Prandaj nuk kishte kuptim të thosha të kundërtën. Por, nuk është domosdoshmërisht kështu tani. Sepse duhet të kuptojmë se cila do të ishte natyra e mënyrës se si do t’i shqyrtonim opsionet e ndryshme”.

Ai paraqiti më pas katër qasje të mundshme, përkatësisht ruajtjen e status quo-së, anëtarësimin në një union doganor, anëtarësimin si në unionin doganor ashtu edhe në tregun e përbashkët ose ri-bashkimin me BE-në.

56-vjeçari Burnham ka shprehur sërish mbështetjen për një ri-bashkim të mundshëm në të ardhmen, duke bërë të qartë se nuk e konsideron domosdoshmërisht atë si opsionin e menjëhershëm dhe se fillimisht duhet të shqyrtohen mundësitë e ndryshme.

Related posts

Zelensky mirëpret dërgesën e tankeve polake në Ukrainë

admin

Protestë në Shkup për Palestinën: Kërkohet dënimi i Izraelit për vrasjet në Gaza

RTI

Panamaja shpall gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, El Salvadori dhe Hondurasi lëshojnë alarme të kuqe për thatësirën

Irfan Jahiu