RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjykatësi amerikan vendos që drejtuesi i një xhamie në Wisconsin mund të dëbohet

gjykatesi-amerikan-vendos-qe-drejtuesi-i-nje-xhamie-ne-wisconsin-mund-te-debohet

Një gjykatës amerikan i emigracionit ka vendosur që Salah Sarsour, drejtuesi i xhamisë më të madhe në Wisconsin, mund të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara.

Sarsour, me origjinë palestineze dhe president i Shoqatës Islamike të Milwaukee-t, mund të largohet nga SHBA-ja në bazë të një ligji të diskutueshëm që administrata e presidentit Donald Trump e ka përdorur ndaj personave që nuk janë shtetas amerikanë dhe që kanë shprehur mbështetje për të drejtat e palestinezëve.

Gjykatësi Jayme Salinardi mori vendimin të mërkurën, duke u mbështetur pjesërisht në një memorandum të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Sipas avokatëve të Sarsour, memorandumi pretendon se veprimet e tij “minojnë politikën e jashtme të SHBA-së për luftimin e antisemitizmit në mbarë botën”.

Sarsour, i cili ka jetuar në SHBA për më shumë se tri dekada, e cilësoi vendimin si “thellësisht zhgënjyes”.

“Do të vazhdoj të luftoj për të mbrojtur të drejtën e lirisë së shprehjes dhe për të qëndruar në vendin që e kam quajtur shtëpi për më shumë se tri dekada”, tha ai për agjencinë Associated Press. /mesazhi

Related posts

Ambasadori gjerman: Ne presim një valë të re refugjatësh ukrainas së shpejti

admin

NATO: Situata e sigurisë në Kosovë s’është stabilizuar, ka mundësi për përkeqësim

admin

Prishtina edhe nesër pa transport publik, Gashi: Protesta do të vazhdojë deri sa të ketë zgjidhje

admin