RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kisha që tërheq vëmendjen me pikturat murale synohet të përfshihet në destinacionet turistike në Kapadokya

kisha-qe-terheq-vemendjen-me-pikturat-murale-synohet-te-perfshihet-ne-destinacionet-turistike-ne-kapadokya

Synohet që Kisha Ortodokse Greke e Shën Eustathios, 190-vjeçare, në Incesu të Kayserit, Turqi, restaurimi i së cilës përfundoi vitin e kaluar, të përfshihet në destinacionin turistik të Kapadokyas, raporton Anadolu.

Kisha, e ndërtuar në vitin 1836, është një nga ndërtesat e rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore në Incesu. Në muret e saj të brendshme ndodhen piktura, afreske, shkrime në karamanlisht, relieve dhe gdhendje.

Restaurimi, i nisur në vitin 2021 nga Bashkia Metropolitane e Kayserit, u përfundua vitin e kaluar duke përdorur materiale dhe teknika në përputhje me origjinalin. Ndërtesa do të shërbejë si Muzeu i Qytetit të Incesusë.

Foto : Furkan Bozkurt/AA

Më shumë se 80 për qind e punimeve të ekspozimit dhe sistemimit kanë përfunduar. Synohet që kisha të përfshihet në destinacionet turistike në Kapadokya, si Avanos, Urgup dhe Goreme, që ndodhen 45-50 kilometra larg.

Tayfun Talasli, drejtues i Departamentit të Ndërtesave Historike dhe Muzeve në Bashkinë Metropolitane të Kayserit, tha se kisha është një nga shembujt e arkitekturës klasike ortodokse greke të Anadollit.

Ai tha se ndërtesa u përdor si vend kulti deri në shkëmbimin e popullsive të vitit 1923, ndërsa më pas shërbeu si depo ushtarake, arkiv, sallë teatri dhe shkollë profesionale.

Foto : Furkan Bozkurt/AA

Talasli tha se gjatë restaurimit u përdorën fotografi të vjetra dhe dëshmi të njerëzve që kishin jetuar në këtë zonë, ndërsa në punimet e ekspozimit u tregua kujdes që ndërtesa të mos dëmtohej.

Ai tha se muzeu pritet të hapet së shpejti dhe do të paraqesë trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale, historinë e qytetit, figurat e rëndësishme, ndërtesat historike, artefaktet arkeologjike, gastronominë, florën dhe faunën, bujqësinë dhe prodhimin e rrushit.

Related posts

Pentagoni: SHBA fillon ndërtimin e skelës në brigjet e Gazës

Muhamet Ramadani

Vritet një i ri nga zjarri izraelit në veri të Hebronit, mbahet trupi i tij

admin

Maldivet kërkojnë t’i bashkohen çështjes së ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit për kryerje gjenocidi

Muhamet Ramadani