Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se ka planifikuar një telefonatë “shumë shpejt” me Presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa Washingtoni monitoron raportet për një rast të murtajës pneumonike në Rusi, transmeton Anadolu.
I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse ka bisduar me Putinin për këtë çështje, Trump tha se “Kam planifikuar një telefonatë shumë shpejt”.
“Deri më tani, jemi në diskutime shumë të thella. Do të jemi në gjendje të raportojmë për këtë ndoshta nesër”, shtoi ai.
Trump më parë tha se SHBA-ja po e shqyrton “shumë fort” rrezikun e murtajës pneumonike nga Rusia, duke shtuar se Washingtoni do t’i “ndihmojë ata”.

