RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komandanti i RSF-së në Sudan njofton dezertimin së bashku me 300 trupa dhe automjete luftarake

komandanti-i-rsf-se-ne-sudan-njofton-dezertimin-se-bashku-me-300-trupa-dhe-automjete-luftarake

Një komandant në Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të Sudanit njoftoi sot se është larguar nga grupi së bashku me 300 oficerë dhe ushtarë dhe 30 automjete luftarake, transmeton Anadolu.

Nënkoloneli Mohammed Azraq al-Fanjari, komandant i Grupit të Detyrave Speciale të RSF-së, njoftoi largimin e tij në një deklaratë video që qarkulloi në mediat sudaneze.

Al-Fanjari tha se vendosi të hiqte dorë nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e tij ushtarake brenda RSF-së “pas një shqyrtimi të ndershëm të vetes dhe reflektimit të thellë mbi atë që ka arritur vendi ynë si rezultat i kësaj lufte të kotë”.

Ai tha se po mbështet “shenjtërinë e gjakut sudanez dhe zgjedhjen e paqes”. Al-Fanjari thekson se ai distancohet nga çdo shkelje e kryer kundër civilëve ose pronës së tyre dhe u kërkoi falje familjeve sudaneze të prekura nga vdekja, zhvendosja ose dëmtimet tjera gjatë konfliktit që vazhdon që nga prilli i vitit 2023.

Al-Fanjari u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të RSF-së të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të largohen nga grupi, duke e përshkruar konfliktin si “një luftë pa shkak dhe pa të ardhme”.

Komandanti i nxiti ish-kolegët e tij të bashkoheshin pas Forcave të Armatosura Sudaneze dhe të shmangin gjakderdhjen e mëtejshme. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga RSF-ja mbi njoftimin e Al-Fanjarit.

Related posts

Daçiç udhëton drejt Moskës për të parë me Lavrovin ndeshjen Rusi-Serbi

admin

Sondazh: Qeveria e kancelarit gjerman Merz po e humb besimin e qytetarëve

RTI

“Perëndimi po ecën buzë humnerës”- Rusia paralajmëron se lufta mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës

admin