RTV AHIRETI
Artikuj

Haxhi i borxhliut

haxhi-i-borxhliut

Pyetje: Një person ka marrë borxh nga disa të tjerë dhe kërkon të shkojë në Haxh. Borxh dhënësit, e kanë lejuar duke i thënë:”Nëse shkon në Haxh dhe nëse vdes atje, ta kemi falur borxhin.” Megjithatë, borxhliu luhatet dhe nuk di si t’ia bëjë, të shkojë në Haxh apo jo!”

Përgjigje:”Një mysliman që u ka të tjerëve borxh, nuk duhet të shkojë në Haxh, derisa të shlyejë borxhin. Kjo, sepse Haxhi është një detyrim karshi Zotit, sakaq borxhet janë detyrime karshi robit (njeriut). Detyrimet karshi robit, janë të tilla që shkaktojnë debate e zënka, kurse detyrimet karshi Zotit mund të tolerohen dhe falen. Zoti ua fal robërve të tyre, kurse njerëzit nuk ua falin njëri-tjetrin.

Prandaj, nuk i lejohet një myslimani të kryejë Haxhin, derisa të shlyejë borxhin personit që ia ka marrë. Nëse borxh dhënësit janë tolerantë dhe i thonë:”Ne të lejojmë të shkosh në Haxh, edhe pse nuk na e ke shlyer borxhin.” Kjo do të thotë se ata kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për një farë kohe. Në rastin tonë, borxhdhënësit i kanë thënë:”Nëse shkon në Haxh dhe nëse vdes atje, ta kemi falur borxhin.” Gjë e cila tregon për zemërgjerësinë e tyre dhe Zoti ua shpërbleftë me të mira. Por nëse nuk e lejojnë të shkojë në Haxh pa shlyer borxhin, nuk i lejohet.

Bazuar mbi çfarë thamë, nëse një njeri ka marrë borxhe dhe ka dëshirë të flaktë të shkojë në Haxh, e ka detyrim të marrë lejen dhe miratimin e borxh dhënësve. Nëse ata e lejojnë, i lejohet të shkojë në Haxh, me kusht që të ketë siguri se është në gjendje që t’ua shlyejë borxhin. Por nëse është i bindur se po të kryejë Haxhin, nuk ua shlyen dot borxhin, nuk i lejohet Haxhi në këtë rast. Kjo, sepse shlyerja e borxhit gëzon prioritet, edhe nëse borxhi është me afat të gjatë.

Nëse afati i shlyerjes së borxhit është i largët, siç ndodh me borxhet e marra nga shteti ku njerëzve u ofrohen borxhe afatgjata – për blerjen e një shtëpie, trualli apo çfarëdo qoftë për një periudhë 20-30 vjeçare dhe shlyerja kryehet në formë këstesh mujore të cilat u merren nga rroga – lejohet të kryhet Haxhi. E ndaluar është vetëm nëse borxhi duhet shlyer brenda një periudhë të shkurtër, dy apo tre vjetore, sepse shpenzimet e Haxhit mund ta detyrojnë të vonojë shlyerjen e borxhit në kohën e duhur. Në këtë rast, ai nuk e ka obligim Haxhin, madje nuk i lejohet të shkojë në Haxh. Vetëm nëse merr pëlqimin e borxh dhënësve dhe lejen e tyre dhe është i bindur se e shlyen borxhin në afatin e caktuar, me gjithë shpenzimet e Haxhit.

Zoti e di më së miri

Dr. Jusuf El-karadavi

Related posts

Pesë denoncime ndaj profesorëve, UP-ja hulumton përmasën e ngacmimeve seksuale në ambientet akademike

rezart morina

Dronët Bayraktar arrijnë në Kosovë

admin

Kosova ka popullsinë më të re në rajon – Serbia po plaket

admin