RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aksion policor kundër FETO-s, në 16 qytete turke

aksion-policor-kunder-feto-s,-ne-16-qytete-turke

Pjesëtar të policisë turke kanë realizuar operacion kundër strukturave të organizatës terroriste FETO, të infiltruar brenda Forcave të Armatosura të Turqisë

Në kuadër të hetimeve kundër strukturave të organizatës terroriste FETO të infiltruara në kuadër të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), është lëshuar urdhër arresti për 47 persona në 16 qytete, ndërsa deri më tani janë arrestuar 31.

Prokuroria Republikane në Izmir ka lëshuar urdhër arresti për personat e lidhur me FETO-n në kuadër të ushtrisë turke, për të cilët u konstatua se kanë pasur kontakte me anëtarë të organizatës terroriste përmes telefonave special.

Urdhër arresti është lëshuar për gjithsej 47 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Turqisë duke përfshirë 27 ushtarakë aktivë, prej të cilëve 23 janë pjesëtarë të forcave tokësore, një i marinës, pesë të forcave ajrore dhe dy pjesëtarë të xhandarmërisë, kurse 16 të dyshuarit e tjerë janë kadetë të akademisë ushtarake. Gjatë bastisjeve të mëngjesit të sotëm janë ndaluar 31 persona, ndërsa 16 të tjerë janë ende në kërkim.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi natën e 15 korrikut 2016. Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gulen, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-të.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste prej vitesh janë avancuar në shërbim duke kurdisur provime, dhe kështu duke depërtuar në institucionet shtetërore. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të rangut të lartë përmes një procesi të montuar gjyqësor për korrupsion të dyshuar.

Disa vite më vonë, pasoi tentativa e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, e kryer nga oficerët e infiltruar të FETO-s në ushtrinë turke.

Hetimet ndaj organizatës terroriste FETO kanë treguar se ky është një rrjet global që përbën kërcënim jo vetëm për Turqisë, por edhe për çdo vend në të cilin ajo është aktive. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë tentativës së mposhtur të grusht shtetit në Turqi, 251 persona u vranë dhe 2.734 u plagosën. /trt

Related posts

“Zgjedhjet në lindje, shuplakë për qeverinë e koalicionit”/ Analiza e DW: Çfarë pasojash do të kenë për politikën në Gjermani?

admin

Kaos në Bangladesh/ Kryeministrja jep dorëheqjen dhe largohet nga vendi

admin

Reshjet e shiut, Policia del me apel për shoferët

admin