RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A lejohet t’i thërrasim vjehrritë nënë dhe babë?

a-lejohet-t’i-therrasim-vjehrrite-nene-dhe-babe?

Pyetja:

A lejohet t’i thërrasim vjehrritë nënë dhe babë?

Përgjigjja:

Nuk ka ndalesë t’i quash prindërit e burrit baba ose nënë, ose shprehje të ngjashme që janë të njohura në zakonin e vendit, përderisa bëhet me qëllim të nderimit dhe respektimit të tyre. Një gjë e tillë mund të konsiderohet reflektim i Fjalës së Allahut të Lartësuar:

“… dhe njerëzve thuajuni fjalë të mira!” (Bekare, 83).

Kurse prej gjërave të ndaluara është ta konsiderosh (dhe ta quash) bir fëmijën e adoptuar, e po ashtu ta mohosh prejardhjen, duke u thirrur në emër të një babai tjetër të rrejshëm.

Allahu e di më së miri!

Hoxhë Hekuran Helshani

Related posts

Cili është avreti i gruas para fëmijëve të saj?

admin

A vlen kurbani nëse kontribon edhe gruaja për ta blerë?

admin

A mundet të ndikojë mësyshi që të ndodh tradhëtia bashkshortore?

admin