RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Rusia s’është përgjegjëse për krizën globale të ushqimit

putin:-rusia-s’eshte-pergjegjese-per-krizen-globale-te-ushqimit

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ishte përgjegjëse për krizën globale të ushqimit, duke fajësuar Perëndimin për pengimin e eksportit të grurit rus.

Duke folur në një samit virtual të Brics Plus që mblodhi së bashku liderët e 17 vendeve duke përfshirë Kinën, Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut, lideri rus e përshkroi tregun e ushqimit si “të pabalancuar në mënyrën më serioze”.

Putin akuzoi vendet perëndimore, veçanërisht SHBA-në, për “destabilizimin e prodhimit bujqësor global” me kufizime në dërgimin e plehrave nga Rusia dhe Bjellorusia, dhe duke e bërë të vështirë për Moskën eksportin e grurit.

Ai ka thënë se rritja e çmimeve të produkteve bujqësore si gruri ka prekur më shumë vendet në zhvillim, “ku buka dhe mielli janë një mjet i domosdoshëm për mbijetesë për shumicën e popullsisë”.

Putini hodhi poshtë “histerinë” rreth drithit që është bllokuar në portet e Ukrainës dhe pretendoi se nuk do të zgjidhte asnjë problem në tregun global të drithit. /koha

Related posts

Largohen barrikadat, lirohet për qarkullim pika kufitare në Merdare

admin

Sulmi në Banjskë, Stano: Nga Kosova nuk kemi marrë një raport të hetimeve

RTI

“Nëse Rusia vendos të shkojë më larg, ne do të…”- Macron s’e hedh poshtë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

admin