RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, marsh protestues kundër mosliberalizimit të vizave

kosove,-marsh-protestues-kunder-mosliberalizimit-te-vizave

Dhjetëra qytetarë të organizuar nga grupi “Marakli t’Biciklave”, kanë marshuar në sheshet e Prishtinës duke shprehur pakënaqësi me mosmarrjen e ndonjë veprimi drejt liberalizimit të vizave për kosovarët nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Me flamurin shtetëror të Kosovës të rrethuar me tel xhemborë protestuesit simbolikisht kanë shprehur pakënaqësinë me izolimin që BE-ja po ia bën Kosovës.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Gazmir Raci ka thënë se kanë dalë në protestë për një të drejtë elementare e cila u takon dhe që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes.

Ai tha se qytetarët e Kosovës vazhduan të ndëshkohen edhe dje nga BE-ja, me mosmarrjen e ndonjë hapi drejt liberalizimit të vizave për shtetin e fundit të izoluar në kontinentin evropian.

“Kosova më nuk ka rrezik për Bashkimin Evropian sepse neve tashmë na ka ikur rinia. Potenciali ynë, punëtorët tanë kanë ikur ngase ata i kanë marrë shtetet kryesore të Bashkimit Evropian dhe kemi mbetur ne që disa prej nesh kemi viza në pasaporta por që prapë kemi probleme të udhëtimit për shkak të burokracive të mëdha”, theksoi Raci.

Ai tha se grupi “Marakli t’Biciklave”, ka humbur sivjet dy ngjarje të rëndësishme të çiklizmit, një në Bruksel dhe një në Slloveni, për shkak të pajisjes me viza.

Protesta në kryeqytetin kosovar vjen në ditën e dytë të samitit në Bruksel midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në ditën e parë të këtij samiti presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e konsideroi të stërzgjatur procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët nga ana e BE-së. Ajo tha se Kosova ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në orientimin e njëjtë, BE-në dhe strukturat e saj.

Related posts

Rivali i tij i vetëm dha dorëheqjen, Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

admin

Muslimanët të shqetësuar nga sulmet ndaj xhamive në Gjermani

admin

Policët e rinj serbë nisin punën në veri të Kosovës, “Jemi të vetëdijshëm për rrezikun”

admin