RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagosen dy policë në Skenderaj, dyshohet se në rast u përfshi Nuredin Lushtaku me djem dhe vëllezër

plagosen-dy-police-ne-skenderaj,-dyshohet-se-ne-rast-u-perfshi-nuredin-lushtaku-me-djem-dhe-vellezer

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë po kërkohen nga Policia e Kosovës, pasi kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Sipas Policisë, njëri nga policët është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55, në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit.

“Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, është raportuar se në këtë rast është i përfshirë edhe ish-komandantin e UÇK-së dhe ish-nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakun, vëllezërit e djemtë e tij. /

Related posts

“Do e arrijmë brenda 10 vitesh”- Elon Musk ndryshon planet për Marsin: Do ndërtojmë një qytet koloni në Hënë!

admin

Izraeli bombardon një varrezë masive ku ishin varrosur qindra palestinezë në Gaza

Muhamet Ramadani

Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij

Muhamet Ramadani