RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

47 policë të lënduar nga protesta e së martës në Maqedoni, dy në gjendje të rëndë

47-police-te-lenduar-nga-protesta-e-se-martes-ne-maqedoni,-dy-ne-gjendje-te-rende

Nga përplasja me protestuesit të martën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut, 47 policë kanë mbetur të lënduar, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, shkruan Alsat.

Protesta e dhunshme u mbajt para Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe Kuvendit maqedon. Aty shihen xhama të thyer, shkallë të mbushura me ngjyrë të kuqe dhe fasadë e dëmtuar.

Protestuesit kërkuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, propozimi francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Përmes propozimit francez, i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor, synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

Bullgaria tashmë dy vjet, përmes vetos, e ka bllokuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, me këtë edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë drejt rrugëtimit në procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Related posts

Erdoğan dhe Guterres diskutojnë mbi zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë dhe korridorin e drithit

admin

Arabia Saudite raporton një përpjekje për sulm ndaj rafinerisë së naftës “Ras Tanura”

admin

Kina zotohet për qëndrim “të ashpër” kundër përdorimit të paligjshëm të sistemeve të kontrollit të dronëve

RTI