RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s të enjten viziton Kosovën

zevendessekretari-i-pergjithshem-i-nato-s-te-enjten-viziton-kosoven

Një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do të jetë për vizitë në Kosovë këtë të enjte.

Në një postim në Twitter të zëdhënëses së NATO-s, Oana Lungescu bëhet e ditur se delegacioni i NATO-s do të jetë në Kosovë më 7 korrik dhe do të udhëhiqet nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana.

“Të enjten e 7 korrikut, një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur në një njoftim për media NATO-ja. Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit”, shkruan Lungescu.

Zyrtarët e NATO-s do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Në njoftimin për media thuhet zyrtarët e NATO-s po ashtu do të kenë një takim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. /

Related posts

Osmani dhe Kurti sot bëjnë homazhe në Prekaz

admin

Raportohet se Rusia regjistron ‘qindra viktima’ çdo ditë në Ukrainë

admin

Sulm me dron në aeroportin e Moskës, ndërpriten fluturimet kryesore

rezart morina