RTV AHIRETI
Shëndetësi

Në çfarë moshe duhet të fillojnë fëmijët të hanë ushqim deti

ne-cfare-moshe-duhet-te-fillojne-femijet-te-hane-ushqim-deti

Fëmija kur është i vogël ka një sistem tretje të ndryshëm nga të rriturit. Ata janë më të ndjeshëm ndaj çdo ushqimi dhe nuk mund të hanë çdo gjë. Atyre ju nevojiten më shumë ushqime të shëndëtshme të cilat nuk kanë rrezikun e alergjisë. Konsumimi i ushqimeve të ngurta duhet të vijë në mënyrë sa më natyrale dhe në një moshë pak të rritur për fëmijën. Ushqimet e detit duhet të konsumohen shumë vonë për shkak se ato mund të shkaktojnë reaksione alergjike në sistemin e tretjes.

Në përgjithësi pas muajit te 6 fillojne edhe ushqimet e ngurta ne dieten e femijeve. Një periudhë në të cilën sistemi i tretjes është gati për të marrë dhe për të mundësuar tretjen e ushqime të tjera përveç qumështit. Vëmendja e prindërve duhet të jetë e madhe për të parë se çfarë ushqime i ofron fëmijës. Kjo gjë bëhet sidomos kur nëna vendos ta shkëpusë përfundimisht nga gjiri. Ushqimet e detit janë diçka e re për fëmijët.

Prindërit duhet të shikojnë nëse fëmijët e tyre janë alergjik ndaj këtyre dhe të shikojnë se çfarë simptomash u japin fëmijëve në momentin që ata i konsmuojnë. Pra, fëmijët mund të hanë karkaleca vetëm pas dy deri në tre vitet e para të jetës.

Për të parandaluar reagimet ose reaksionet e padëshiruara është mirë që foshnja të ketë përfunduar proçesin e “pjekjes” të stomakut. Dhe një fëmijë që do të jetë alergjik ndaj karkalecave nuk do të jetë më në gjendje t’i konsumojë ato. Sipas rregullave qe prinderit vendosin per femijet, ushqimet e detit është mirë që të konsumohen herët kur fëmijët janë të vegjël sepse kjo do të zvogëlonte rrezikun e alergjive kur ai të rritej.

Related posts

Çfarë është plasticiteti i trurit dhe si funksionon ai?

admin

Vetëm 2 minuta ecje pas ngrënies mund të zvogëlojnë rrezikun nga diabeti

rezart morina

Nëse vuani nga këto probleme shëndetësore mos hani vezë

admin