RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Aeroporti i Stambollit më i ngarkuari në Evropë në periudhën 29 qershor-5 korrik

aeroporti-i-stambollit-me-i-ngarkuari-ne-evrope-ne-periudhen-29-qershor-5-korrik

Sipas Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol), mega Aeroporti i Istanbul-it ka regjistruar numrin më të madh të fluturimeve në Evropë nga 29 qershori deri më 5 korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurocontrol, aeroporti pati mesatarisht 1.346 fluturime në ditë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Shifra ishte më lartë për 6 për qind krahasuar me periudhën para pandemisë COVID-19 në vitin 2019.

Numri i fluturimeve ka arritur në 30.696 në ditë në Evropë, me një rritje prej 87 për qind nga viti 2019.

Gjatë të njëjtës periudhë, Aeroporti i Istanbul-it për nga numri i fluturimeve u pasua nga ai i Amsterdamit me 1.266 fluturime, Charles de Gaulle i Parisit me 1.223 fluturime dhe ai i Frankfurtit me 1.156.

Related posts

Në xhaminë Al-Aksa falet namazi i xhenazes në mungesë për viktimat e tërmetit në Türkiye

rezart morina

Dënohet ish-presidenti brazilian! Bolsonaros i ndalohet kandidimi për 7 vjet

admin

Hyn në fuqi gjendja e jashtëzakonshme në 10 provincat e Turqisë të goditura nga tërmetet

rezart morina