RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Grafite të reja provokuese në Mitrovicën e veriut

grafite-te-reja-provokuese-ne-mitrovicen-e-veriut

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, janë shfaqur grafite të reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në përkthim do të thotë, “Nuk ka dorëzim, Kosova rrinë (v.j. mbetet e Serbisë)”, është grafiti që është shkruar në disa lokacione në Mitrovicë të veriut.

Këto grafite pasojnë pas një sërë provokimesh që janë bërë nga strukturat kriminale në komunat veriore.

Disa nga to janë shkruar afër grafiteve të tjera ruse që u shfaqën në këtë pjesë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, derisa KosovaPress ka siguruar fotografi të tyre.

“Nema predaje, KM ostaje” dhe grafiti rus “Z” qëndrojnë në disa vende së bashku.

Më 5 korrik, me një video që pretendon se është realizuar në një vend në veri të Kosovës, është paraqitur edhe krimineli i kërkuar nga drejtësia kosovare, Milan Radoiçiq, i cili ndër të tjera ka thënë se “Unë jam kthyer, dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo”.

Nuk dihet nëse këto grafite kanë të bëjnë me porosinë e Radoiçiqit, i cili është edhe në listën e zezë të SHBA-së, si pjesë e një vargu kriminelësh serbë.

Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe. Gjatë ditës së djeshme, për “video-mesazhin” ai kishte marrë përkrahje edhe nga një pjesë e klerit të Kishës Ortodokse Serbe.

Related posts

Vazhdojnë operacionet e kërkimit për gjetjen e trupave të pengjeve izraelite në Gaza mes armëpushimit

RTI

Kryministri, Albin Kurti: Vizita e shefit të CIA-s, dëshmi e marrëdhënieve të forta Kosovë-SHBA

admin

Përditësimi i fundit, deri në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Irfan Jahiu