RTV AHIRETI
LajmeLajmetMaqedoni

Maqedoni e Veriut, presidenti Pendarovski apelon të protestohet me dinjitet dhe pa dhunë

maqedoni-e-veriut,-presidenti-pendarovski-apelon-te-protestohet-me-dinjitet-dhe-pa-dhune

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u bëri thirrje organizatorëve të protestave të mbajtura në Shkup që të marrin përgjegjësi dhe të protestojnë me dinjitet dhe pa dhunë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të zyrës së presidentit të shtetit, Pendarovski ka theksuar se është e papranueshme ushtrimi dhe nxitja e dhunës për qëllime politike.

“Ngjarja që ndodhi dje në Shkup nuk duhet të përsëritet sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se qetësia dhe siguria e të gjithë qytetarëve”, theksoi Pendarovski.

“U bëj thirrje të gjithë organizatorëve të protestave që po zhvillohen këto ditë në Maqedoninë e Veriut, të marrin përgjegjësi dhe të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të protestuar me dinjitet dhe pa dhunë”, tha ai.

Pendarovski theksoi se dënon ashpër mbajtjen dhe përdorimin e armëve nga civilët dhe qytetarët e vendit, të cilët nuk janë anëtarë të organeve të sigurisë.

“Dje policia ka reaguar në kohë dhe ka parandaluar përplasje më të mëdha. Unë pres që të gjithë personat që ishin të përfshirë në incidentin e djeshëm të arrestohen dhe të sanksionohen në një kohë sa më të shkurtër”, shtoi Pendarovski.

Prej disa ditësh po vazhdojnë protestat e qytetarëve që kërkojnë refuzimin e propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian (BE), në kuadër të të cilave kanë ndodhur përplasje me policinë dhe incidente me grupe tjera të qytetarëve.

Related posts

Kuvendi mban sot tri seanca, një të jashtëzakonshme

admin

BE-ja planifikon ofensivë diplomatike në Amerikën Latine për t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe kinez

admin

​Pas takimit në Ohër, Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

admin