RTV AHIRETI
Kuriozitete

A e dini se trageti i parë në botë u ndërtua nga turqit gjatë Perandorisë Osmane?

a-e-dini-se-trageti-i-pare-ne-bote-u-ndertua-nga-turqit-gjate-perandorise-osmane?

Në vitet 1800, transporti në të dy anët e Ngushticës së Bosforit kryhej me barka të thjeshta. Në vitin 1840, anije të vogla filluan të ofrojnë shërbime transporti në Bosfor.

Ndërkaq në vitin 1850 u themelua kompania e transportit detar “Sirket-i Hayriyye”, e cila filloi të ofrojë shërbime të transportit me anije më të mëdha për banorët e Stambollit. Huseyin Haki Efendi, një nga drejtorët e kompanisë, ishte novator dhe kishte punuar me vite për një zgjidhje që do ta bënte më të lehtë transportimin e automjeteve. Ai kishte punuar me arkitektin e kompanisë për një vit mbi një anije të rrafshët pa kuvertë, e cila do të mund të lundronte para e prapa dhe në të cilën do të kishte pjesë të veçantë për njerëzit dhe kapakë në të dyja anët.  Ata e dërguan këtë projektë në kantierin e anijeve në Angli, të cilët mbetën të mahnitur.

Ndërtimi i tragetit përfundoi në vitin 1871 për rreth 2 vjet dhe u quajt “Suhulet”, që do të thotë lehtësi. Në vitin 1872, trageti “Suhulet”, i cili bëri lundrimin e parë midis lagjeve Uskudar dhe Kabatas, shërbeu për 89 vjet në të dy anët e Ngushticës së Bosforit në Stamboll.

Related posts

Një ndër Muezinët më të vjetër në Kosovë

admin

Piloti italian në Stamboll thyen rekordin botëror për fluturimin më të gjatë përmes tunelit

admin

Zbulohen tre lloje të reja zogjsh në Turqi

admin