RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A lejohet mes’hi mbi çorapet për vena?

a-lejohet-mes’hi-mbi-corapet-per-vena?

Pyetja:

Nëna ime ka probleme me vena dhe mjeku i ka thënë t’i mbaj çorapet për vena, dmth., komplet këmbët i ka me çorape përveç gishtave të këmbëve i ka hapur. A i lejohet të marr mes’h apo si t’ia bëj për abdes?

 ***

Përgjigja:

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Për t’u realizuar kushti i dhënies mes’h çorapeve, ato duhet ta mbulojnë shputën e këmbës komplet deri mbi zogun e këmbës. Kurse rast tjetër kur lejohet mes’hi është nëse ka ndonjë fashë të ngjitur statike të cilën nuk mund ta heq assesi derisa të shërohet plaga, varra, thyerja, apo të ngjashme. Kurse në rastin e lartcekur, përderisa ato janë çorape të cilat vishen dhe mund të zhvishen, atëherë merr abdes një herë në mëngjes duke i larë edhe këmbët, i vesh këto çorapet ortopedike, por sipër i vesh edhe një palë çorape të cilat ia mbulojnë shputën komplet deri mbi zog të këmbës, dhe këto të fundit i mban ashtu si meste. E, nëse ndodh që këto çorape i heq, atëherë për të marrë abdes prapë duhet të hiqen edhe ato çorapet ortopedike sërish.

E nëse është fjala për çorape statike të cilat patjetër duhet të mbahen 1 javë, 2 javë, apo më shumë, detyrimisht, për t’u arritur rezultati i kërkuar nga mjeku, atëherë para se t’i vesh ato për herë të parë, merr abdes duke i larë këmbët dhe vazhdon pastaj të marrë mes’h derisa të mbarojë periudha e kërkuar nga mjeku, duke e krahasuar ma fashat e tjera statike të cilat nuk lejohet të hiqen pa lejen e mjekut.

Allahu e di më së miri!

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

Përgatiti: hoxhë Hekuran Helshani

Related posts

Si të bëjm davet me familjarët?!

rezart morina

A lejohet kontakti me gjininë tjetër për arsye biznesi?

admin

Kush ua ka vënë emrat djemve të Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur me të), Hasanit dhe Husejnit?

admin