RTV AHIRETI
ArtikujLajmeLajmetRajon dhe Botë

Arabia Saudite nga sot pranon kërkesat për kryerjen e Umres

arabia-saudite-nga-sot-pranon-kerkesat-per-kryerjen-e-umres

Arabia Saudite njoftoi se pas përfundimit të Haxhit, që nga sot do të pranojë kërkesat e vizave për kryerjen e Umres, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, thuhet se nga të gjitha vendet mund të bëhen aplikime nga jashtë vendit për vizitën e Umres në Mekë dhe për të vizituar Mesxhidi Nebewi (Xhaminë e profetit) në Medine.

“Vizitat për Umren nga brenda dhe nga jashtë vendit do të bëhen që nga 30 korriku 2022”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se ata që ndodhen në Arabinë Saudite dhe duan të kryejnë Umren mund të aplikojnë online.

Arabia Saudite gjatë viteve 2020-2021 për shkak të pandemisë së COVID-19, nuk pranoi haxhinjë për Haxhin nga jashtë vendit ndërsa këtë vit ajo njoftoi se gjatë periudhës së Haxhit do të pranonte gjithsej 1 milion vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Related posts

Ambasadori rus: Zgjidhja për NIS-in kërkohet në “frymën e marrëdhënieve miqësore” Rusi-Serbi

RTI

1400 të vetëvrarë, shifra alarmante në RMV, 33 viktima në 3 muajt e fundit

Muhamet Ramadani

Izraeli rrit trysninë ushtarake ndaj Rafahut, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në kampin Jabalin

admin