RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Cili duhet të jetë raporti i yndyrës e kockave në varësi të moshës

​cili-duhet-te-jete-raporti-i-yndyres-e-kockave-ne-varesi-te-moshes

Një peshore klasike tregon vetëm masën trupore, ndërsa peshoret më të sofistikuara, të instaluara shpesh në disa qendra fitnesi më të mira, lexojnë përqindjen e yndyrës, kockave, ujit dhe muskujve në trup.

Kur e keni këtë informacion, mund të merrni një pamje të plotë të aftësisë suaj fizike dhe të vendosni se për çfarë duhet të punoni dhe me çfarë jeni të kënaqur.

Sipas prodhuesve të peshores inteligjente të markës Withings, pjesa mesatare e masës kockore në peshën totale të trupit te gratë është 2.5 dhe 4 për qind. Përqindja e masës kockore ndryshon me moshën pasi kockat janë më të forta në të njëzetat dhe të tridhjetat e tyre, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA.

Trupi i njeriut përmban 50 deri në 75 për qind ujë, dhe sa është në trup varet nga mosha, gjinia, nivelet e hormoneve dhe hidratimi. Shumica e grave kanë 45 deri në 60 për qind ujë në trupin e tyre, dhe burrat 50 deri në 65 për qind.

Sipas Withings, një përqindje e shëndetshme e yndyrës në trup është:

Moshat 20 deri në 39-vjeç: 8 deri në 20 për qind për burrat, 22 deri në 33 për qind për gratë

Moshat 40 deri në 59-vjeç: 11 deri në 22 për qind për burrat, 24 deri në 34 për qind për gratë

Moshat 60 deri në 79-vjeç: 13 deri në 25 për qind për burrat, 25 deri në 36 për qind për gratë

Burrat dhe gratë me një përqindje më të lartë të yndyrës trupore kanë një rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, hipertension, diabet, sulm në zemër dhe goditje në tru dhe disa lloje kanceri.

Përqindja e yndyrës trupore mund të jetë tepër e ulët, kështu që gratë me një përqindje yndyre trupore më pak se 15 për qind mund të zhvillojnë një gjendje të quajtur amenorrhea, e cila rezulton në mungesë të ciklit menstrual.

Sipas Withings, diapazoni i shëndetshëm për masën e muskujve janë:

Moshat 20 deri në 39-vjeç: 75 deri në 89 për qind për burrat, 63 deri në 75,5 për qind për gratë

Moshat 40 deri në 59-vjeç: 73 deri në 86 për qind për burrat, 62 deri në 73,5 për qind për gratë

Moshat: 60 deri në 79-vjeç: 70 deri në 84 për qind për burrat, 60 deri në 72.5 për qind për gratë

Një nivel më i lartë i masës muskulore mund të parandalojë gjithashtu zhvillimin e diabetit, sipas hulumtimit të botuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.

“Yndyra e trupit shkakton hipertension dhe diabet për shkak të rezistencës ndaj insulinës. Me kalimin e moshës, ne humbim masën muskulore dhe bëhemi më të prirë ndaj rënies. Humbja e masës muskulore shkakton humbje të ekuilibrit dhe forcës, andaj ushtrimet e rregullta janë çelësi i shëndetit të mirë në vitet e mëvonshme”.

Related posts

Shenjat në lëkurë që ju paralajmërojnë se mund të keni probleme me zemrën

admin

Hudhra, 4 arsye për ta pasur gjithmonë në dietë

admin

Sa ujë duhet të pini gjatë ditëve të nxehta

rezart morina