RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

500 të shpëtuar në Mesdhe, OJF-të operacione për refugjatët

500-te-shpetuar-ne-mesdhe,-ojf-te-operacione-per-refugjatet

Më shumë se 500 persona janë shpëtuar nga ujërat e Mesdheut në 24 orë.

Organizata gjermane Sea–Watch zhvilloi 4 operacione, duke shpëtuar 428 emigrantë dhe refugjatë që përpiqeshin të kalonin përmes detit Mesdhe nga vendet e Afrikës së Veriut.
Mes personave të shpëtuar ishin edhe një grua shtatzënë dhe një burrë me djegie të rënda.

Mëngjesin të dieles, një tjetër organizatë joqeveritare shpëtoi 87 persona, përfshi 57 të mitur. Kryqi i Kuq ndërkombëtar është duke u kujdesur për ta.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, 32,782 emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Itali përmes detit deri më 17 korrik, kryesisht nga Bangladeshi, Egjipit, Tunizia dhe Afganistani.

Më shumë se 1200 persona raportohet se kanë humbur jetën këtë vit në përpjekje për të kaluar Mesdheun, për të arritur në Europë. /euronews

Related posts

Izrael – Parlamenti voton projektligjin e diskutueshëm të reformës në drejtësi

Muhamet Ramadani

Gjermania i kërkon Kosovës të shtyjë vendimin që përjashton dinarin

Muhamet Ramadani

Kryediplomati sirian fillon vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar pas disa dekadash

admin