RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tunizia në referendum për Kushtetutën e re

tunizia-ne-referendum-per-kushtetuten-e-re

Qendrat e votimit u hapën në orën 6 të mëngjesit dhe sipas Zyrës së lartë të pavarur për zgjedhjet, mbi 9 milionë persona janë regjistruar që të marrin pjesë në referendum

Qytetarët e Tunizisë sot filluan votimin në referendum për një Kushtetutë të re të propozuar nga presidenti Kais Saied, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendrat e votimit u hapën në orën 6 të mëngjesit dhe sipas Zyrës së lartë të pavarur për zgjedhjet, mbi 9 milionë persona janë regjistruar që të marrin pjesë në referendum.

Që nga 25 korriku i vitit 2021, Tunizia po kalon një krizë të rëndë politike, kur Saied shkarkoi qeverinë dhe pezulloi parlamentin.

Forcat tuniziane i konsiderojnë këto masa si “grusht shteti kundër Kushtetutës”, por të tjerët i shohin ato si “korrigjim të rrjedhës së revolucionit të vitit 2011”, i cili rrëzoi presidentin e atëhershëm Zine El Abidine Ben Ali.

Për Saied, i cili në vitin 2019 filloi mandatin presidencial 5-vjeçar, i konsideron masat e tij të nevojshme për “të shpëtuar vendin nga rreziku i afërt”. /aa

Related posts

Ish-gjenerali: Ukraina duhet të përgatitet për luftë të gjatë

admin

Von Crammon: Vendimi për ndalimin e dinarit në parim është legjitim

admin6

Zelensky nënshkruan një marrëveshje sigurie me Bashkimin Europian

RTI