RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tanket e Maqedonisë së Veriut u nisën drejt Ukrainës

tanket-e-maqedonise-se-veriut-u-nisen-drejt-ukraines

Vendi do t’i dhurojë tanke Ukrainës. Pasi në rrjetet sociale janë paraqitur pamje nga transporti i disa tankeve, lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtes. Sipas tyre, kjo bëhet pasi në RMV do të bëhet riformatimi i batalionit të tankeve.

“Dëshirojmë të theksojmë se në bazë të analizave të bëra, rekomandimeve dhe planeve të miratuara për pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën në vijim do të bëhet transformimi, përkatësisht riformimi i batalionit të tankeve dhe do të veprohet në vendosjen e kapaciteteve moderne dhe bashkëkohore kundër rrethimit në Ushtri, zbatimi i këtyre planeve tashmë është duke u zhvilluar. Gjithashtu, sipas Planit Afatgjatë për Zhvillimin e Aftësive Mbrojtëse 2019-2028 nuk do të investohen fonde shtesë për modernizimin dhe pajisjen e objekteve të tankeve. Duke marrë parasysh këtë situatë faktike, si dhe kërkesat e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Qeveria mori vendim për t’i dhuruar Ukrainës një sasi të caktuar të këtyre mjetece që janë të patjetërsueshme për nevojat e tyre”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes për “360 gradë”. /shenja

Related posts

Temperaturat rekord në Evropë në 2022 çuan në më shumë se 61 mijë vdekje

rezart morina

Arabia Saudite ia dhuron Kosovës 25 tonë hurma

admin

Këtë javë pritet të caktohen datat për betimin e kryetarëve të rinj të komunave të veriut

admin