RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani – Papunësia rritet ndërsa refugjatët ukrainas shtohen

gjermani-–-papunesia-rritet-ndersa-refugjatet-ukrainas-shtohen

Shkalla e papunësisë në Gjermani, në muajin korrik arriti në 5,4%, duke shënuar një rritje mujore prej 0.2 pikë përqindjeje që i atribuohet pjesërisht përfshirjes së refugjatëve ukrainas.

Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani, në korrik raportoi 2.47 milionë të papunë, një rritje prej 107000 dhe gjithashtu 120 000 persona më pak se në korrik 2021.

Të dhënat bazohen në informacionin e përounuar deri më 12 korrik.

“Papunësia u rrit fuqishëm në korrik, pasi ukrainasit që kanë ardhur në Gjermani si azilkërkues për shkak të pushtimit të Rusisë tani janë përfshirë në regjistrin e të punësuarve, gjë që po rrit shifrat e papunësisë”, tha zyrtari i agjencisë Daniel Terzenbach.

“Në përgjithësi, tregu i punës mbetet i qëndrueshëm pavarësisht streseve dhe pasigurive”, tha ai. /atsh

Related posts

Shefja e OBT-së paralajmëron se bota po rrëshqet drejt “recesionit global”

admin

Rezultatet e vizitës së Lajçak në Kosovë dhe Serbi pritet të jenë minimale në dialog

admin

Arabia Saudite: Marrëveshja me Iranin bazohet në mosndërhyrjen në punët e vendeve të tjera

admin