RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët armenë hapin zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi dhe Karabak

ushtaret-armene-hapin-zjarr-ndaj-pozicioneve-te-azerbajxhanit-ne-kufi-dhe-karabak

Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka pasur humbje në mesin e personelit dhe pajisjeve të Azerbajxhanit dhe se ushtarët azerbajxhanas janë kundërpërgjigjur

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se në 24 orët e fundit, njësitë e armatosura armene hapën zjarr mbi pozicionet e ushtrisë azerbajxhanase gjithsej 12 herë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria tha se pozicionet në kufi në drejtim të rajoneve Kelbajar dhe Laçin janë qëlluar tri herë nga pozicionet armene në vendbanimet Nerimanli dhe Zarkent të rajonit Basargeçer.

Në deklaratë po ashtu njoftohet se grupet e armatosura ilegale armene të vendosura në territorin e Azerbajxhanit, ku janë vendosur përkohësisht njësitë ruse, qëlluan nëntë herë në pozicionet e ushtrisë azerbajxhanase në drejtim të provincave Aghdam, Khojavend dhe Khojaly.

Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka pasur humbje në mesin e personelit dhe pajisjeve të Azerbajxhanit dhe se ushtarët azerbajxhanas janë kundërpërgjigjur. /aa

Related posts

Në Ditën Botërore të Fëmijës: Mbi 19 mijë nxënës të vrarë dhe 28 mijë të plagosur që nga fillimi i agresionit

admin

SHBA: Po bisedojmë me zyrtarët izraelitë për kryerje të sulmeve me intensitet më të ulët në Gaza

admin

PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Aleate e rëndësishme dhe partnere e besueshme

admin