RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I nxehti ‘djeg’ Evropën, në Rumani e Itali thahen të mbjellat

i-nxehti-‘djeg’-evropen,-ne-rumani-e-itali-thahen-te-mbjellat

Në mbarë Evropën, i nxehti ekstrem dhe thatësira po shkaktojnë probleme për fermerët dhe sektorë të tjerë. Në Rumani, për shembull, fushat me misër dhe ato me luledielli janë tharë plotësisht.

“Nuk mund të bëjmë asgjë. Secili nga ne duhet ta gjejë zgjidhjen vetë. Misri është tharë dhe për pasojë nuk do të ketë, nuk do të kemi as çerekun e tij. Njerëzit mund ta gjejnë në vende të tjera, por në sasi të vogla”, thotë një fermer.

Një situatë e ngjashme është edhe në Itali, ku thatësira ka prekur fushat me oriz, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike tek fermerët.

“Nuk mund ta përcaktoj humbjen ekonomike sepse, për shembull, çmimet e fertilizuesve që ne përdorim janë rritur nga 40 në 120 euro për kuintal. Duke qenë se sasia e orizit është e ulët, ne nuk e dimë se cili do të jetë çmimi i tregut”, shprehet fermerja Elisa Moretti.

Mungesa e rezervave të ujit po prek gjithashtu sektorin e turizmit, me shumë destinacionet turistike që janë detyruar të racionojnë ujin. Një rast i tillë është në Francë.

“Ajo që më shqetëson është se nuk di se sa do të zgjasë kjo situatë. Ndaj nuk kemi rrugë tjetër veç racionimit. Atë ujë që kam më duhet ta ziej dhe ta fus në frigorifer. Kjo kërkon më shumë punë dhe për rrjedhojë situata mund të bëhet më e komplikuar nëse zgjatet”, Lea Poupelin, menaxhere restoranti.

Mungesa e turistëve vihet re edhe në destinacionet detare, ku mjetet lundruese që shëtisin njerëzit kanë mbetur në breg. /euronews

Related posts

Baerbock: OKB-ja ka nevojë për një ‘përmirësim’

rezart morina

Zjarret përfshijnë Kanadanë, 700 vatra aktive në vend

rezart morina

Kim Jong Un: Pushtimi rus ka mbështetjen e plotë të Koresë së Veriut

admin