RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania dërgon kontingjent ushtarak në misionin paqeruajtës të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë

gjermania-dergon-kontingjent-ushtarak-ne-misionin-paqeruajtes-te-be-se-ne-bosnje-e-hercegovine

Ky hap i Gjermanisë do të sjellë numrin e përgjithshëm të vendeve që kontribuojnë me trupa në mision në 20

Gjermania do të vendosë kontingjent ushtarak në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian (BE) në Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ky personel i ri i EUFOR-it do të ofrojë kapacitet shtesë në selinë e EUFOR-it dhe për rrjetin e Ekipit të ndërlidhjes dhe vëzhgimit (LOT) të EUFOR-it, të cilat janë të vendosura mbi baza të paanshme në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën”, theksoi sot EUFOR.

Ky hap i Gjermanisë do të sjellë numrin e përgjithshëm të vendeve që kontribuojnë me trupa në mision në 20.

“Numri i personelit që do të vendoset do të jetë maksimumi deri në 50”, thuhet në njoftim.

Dislokimi do të bëhet në faza duke filluar nga mesi i gushtit.

Gjermania ka tërhequr trupat nga EUFOR dhjetë vjet më parë.

Në njoftimin e EUFOR-it thuhet se ky dislokim është demonstrim i mëtejshëm i përkushtimit të BE-së për një të ardhme të qëndrueshme për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës. /aa

Related posts

Ush’tria iz’raelite: Gjenden trupat e 6 pe’ngjeve iz’raelite në Rripin e Ga’zës jugore

Muhamet Ramadani

Presidenti palestinez të hënën për vizitë zyrtare në Turqi

admin

32-vjeçari i plagosur në Skenderaj në gjendje të rëndë, i amputohet një pjesë e këmbës

Muhamet Ramadani