RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bangladesh, vriten 2 liderë muslimanë arakanas në kampin e refugjatëve

bangladesh,-vriten-2-lidere-muslimane-arakanas-ne-kampin-e-refugjateve

Autoritetet njoftuan se liderët Abu Taleb (40 vjeç) dhe Syed Hossain (35 vjeç) u vranë në kampin Rohingya në qytetin Ukhiya të rajonit

Në kampin në rajonin Cox Bazar të Bangladeshit janë vrarë 2 liderë muslimanë të Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet njoftuan se liderët Abu Taleb (40 vjeç) dhe Syed Hossain (35 vjeç) u vranë në kampin Rohingya në qytetin Ukhiya të rajonit.

Oficeri i lartë i policisë Md. Kamran Hossain, në një prononcim për AA deklaroi se është konstatuar se dy liderët ishin ndjekur prej kohësh nga sulmuesit.

Hossain tha se sulmuesit do të nxirren para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Spastrimi etnik i muslimanëve të Arakanit

Në vitin 2012, filluan përleshjet mes budistëve dhe muslimanëve në Arakan, mijëra njerëz, kryesisht muslimanë u vranë dhe u dogjën qindra shtëpi dhe biznese.

Duke përmendur sulmet e njëkohshme në pikat kufitare në Arakan më 25 gusht 2017, ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë filluan dhunën masive.

Sipas OKB-së, pas gushtit 2017, numri i njerëzve që ikën nga shtypja dhe persekutimi në Arakan dhe u strehuan në Bangladesh u rrit në 900 mijë.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut me imazhet satelitore që publikuan vërtetuan se qindra fshatra u shkatërruan.

Kombet e Bashkuara (OKB) dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i referohen dhunës kundër muslimanëve Rohingya si “spastrim etnik” ose “gjenocid”. /aa

Related posts

LVV: 5 muaj nga sulmi në Banjskë, ende s’ka aktakuzë nga Prokuroria Speciale

rezart morina

Britanikët të zhgënjyer me BREXIT, dy të tretat e tyre duan referendum për anëtarësimin në BE

admin

Rrëfimet e oficerit të FETO-s për mashtrimet gjatë regjistrimit në shkollat ​​ushtarake në Turqi

admin