RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vetitë shëruese të dardhës

vetite-sheruese-te-dardhes

Dardha njihet si një frut me vlera të larta ushqyese. Ajo është e pasur me fibra, vitamina A, B1, B2, C, E, acidit folik, gjithashtu në përmbajtjen e tyre ato kanë dhe bakër, fosfor dhe kalium, sasi të vogla të kalciumit, hekur dhe magnez, kurse përveç kësaj kanë një ndikim pozitiv në shumë organe vitale. Disa nga efektet e shëndetshme që dardha ka në organizmin tonë janë;

Zemra
Dardha ka një rëndësi të veçantë në sëmundjet e zemrës mjafto një dardhë në ditë dhe ju do të jeni më të mbrojtur nga sulmi në zemër. Fibrat që ndodhen te dardha janë një mundësi e mirë që ndihmojnë për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por edhe rregullojnë presionin e gjakut dhe normalizojnë nivelin e kolesterolit të keq.

Truri
Dardha ka ndikim pozitiv në tru. Vetëm gjysma e një dardhe përmban 15 për qind të marrjes ditore të bakrit, një mineral që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor dhe gjithashtu nxit fuqinë mendore. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i fruktozës dhe glukozës, të cilat ndihmojnë për të ruajtur energjinë gjatë gjithë ditës.

Sytë
Dardhat përmbajnë antioksidues dhe vitamina, janë një nga ushqimet më të mira që mbrojnë sytë tuaj. Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i dardhave në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e lidhur me degjenerimin makular.

Kanceri
Për shkak të përqëndrimit të lartë të fibrave që ndodhen te ky frut, ato kanë aftësi që të parandalojnë formimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Të pasura me antioksidues, mbrojnë qelizat nga radikalet e lira dhe përmbajnë acide që të parandalojnë formimin e kancerit.

Related posts

Humbisni 7 kg në 2 javë me dietën e kastravecëve

rezart morina

Korça pa raste të reja me HIV/AIDS, janë shtuar testimet

admin

Deri në sa orë para gjumit rekomandohet ta përdorim celularin

rezart morina