RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Armeni, rritet në 16 numri i të vdekurve nga shpërthimi në kryeqytet

armeni,-rritet-ne-16-numri-i-te-vdekurve-nga-shperthimi-ne-kryeqytet

Numri i të vdekurve nga shpërthimi që ndodhi të dielën në qendrën tregtare në kryeqytetin armen Jerevan është rritur në 16, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi ndodhi në qendrën Surmalu, ndërsa prej 16 viktimave janë identifikuar 13, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe fëmijë, njoftohet nga Ministria për Situata të Jashtëzakonshme, transmeton agjencia Armenpress.

Shpërthimi në godinën ku ndodheshin edhe fishekzjarrët ka shkaktuar zjarr dhe shembjen e pallatit trekatësh.

Ndërkohë, të martën, të gjitha stacionet e metrosë në kryeqytetin Jerevan u mbyllën pasi një kërcënim me bombë u raportua në orën 10:05 të mëngjesit sipas orës lokale, njoftoi Qendra kombëtare e menaxhimit të krizave.

Në vendngjarje janë dërguar ekipet e Ministrisë së Emergjencave për asgjësimin e bombave. /aa

Related posts

Libi, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkon në 6.000

Muhamet Ramadani

Gjermania thirrje Iz’raelit t’i japë fund pu’shtimit të Bregut Perëndimor “sa më shpejt të jetë e mundur”

admin

Studimi/ Bota prodhon 57 milionë tonë mbetje plastike çdo vit, janë aq shumë sa…

admin