RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Bie Qeveria e Malit të Zi

bie-qeveria-e-malit-te-zi

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi në një seancë të jashtëzakonshme kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq.

Votuan 51 deputetë, 50 prej tyre ishin për rënien e qeverisë ndërsa një votë ishte kundër, raporton rtcg.

Përveç kërkuesve të mocionit të sotëm të mosbesimit (DPS, SD, SDP, LP, DUA), për rënien e Qeverisë votuan edhe deputetët e Partisë Demokrate, Partisë Boshnjake, Prave i Ujedinjene Crne Gore.

Danijela Gjuroviq votoi kundër shkarkimit të Qeverisë së Abazoviqit, ndërsa deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu ka abstenuar.

Deputetët e DF-së, koalicionit “E Bardha në të Zezë” dhe SNP-së, si dhe deputeti i Partisë Demokratike, Miodrag Lekiq, u larguan nga salla e Kuvendit para votimit.

Nga ministrat morën pjesë vetëm ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq dhe ai i Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq.

Deputetët e koalicionit “E Bardha në të Zezë” dhe Partisë Popullore Socialiste SNP sonte, para vazhdimit të seancës, ofruan një Nismë për riformatimin e Qeverisë, por demokratët e refuzuan ofertën.

Related posts

India i kërkon Rusisë t’i kthejë qytetarët e saj nga zonat e luftës në Ukrainë

rezart morina

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit

rezart morina

“Ne duam ta bëjmë Evropën atë që bëmë në Itali”- Kryeministrja italiane Meloni shpall kandidaturën për zgjedhjet e BE-së

admin