RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, incident në një uzinë ushtarake

shqiperi,-incident-ne-nje-uzine-ushtarake

Një incident ka ndodhur në një uzinë ushtarake në Shqipëri, ku sipas autoriteteve shqiptare tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë, ndërkohë kanë përdoruar edhe sprej neoparalizues, ku si pasojë janë lënduar dy ushtarakë shqiptarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën ushtarake në qytetin e Gramshit, që ndodhet në Qarkun e Elbasanit.

“Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Ekipet e specializuara të toksikologjisë, djegie-plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në rrjtetet sociale shkruan: “Çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh. Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”. /aa

Related posts

Kongresmenët amerikanë shkojnë në KFOR, Komandanti turk i informon për situatën e sigurisë

RTI

Aktakuzë ndaj 23 policëve që mbikëqyrin kufirin me Shqipërinë, lejuan të hyjnë në Kosovë persona pa u verifikuar

admin

BE anulon pritjen e Ditës së Evropës në Izrael në mes të tensioneve diplomatike me qeverinë e Natanyahu-t

admin