RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd

vuciq-takohet-me-perfaqesuesit-e-listes-serbe-ne-beograd

Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, është takuar me serbët e Kosovës në pallatin presidencial.

Në takim janë ftuar të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe si dhe qytetarët serbë, drejtorë të spitaleve si dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe, transmeton Telegrafi.

Pas këtij takimit, presidenti serb pritet t’i drejtohet mediave dhe përmes një mesazh t’i adresohet edhe qytetarëve të Serbisë.

Ky takim është paralajmëruar pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë në Bruksel, ku prezent ishte edhe Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Kujtojmë që pas takimit në Bruksel nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes Prishtinës dhe Beograd, sa i përket targave dhe letërnjoftimet.

Related posts

Jemen, forcat qeveritare marrin kampin e rëndësishëm ushtarak në provincën Hadhramaut

Muhamet Ramadani

Pas dështimit të seancës së parë, Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

admin

FOTO/ Pluhuri saharian ‘pushton’ Athinën, qyteti dhe zonat përreth mbulohen nga mjergulla portokalli

admin