RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Turqia kundërshton aneksimin e paligjshëm të Krimesë

erdogan:-turqia-kundershton-aneksimin-e-paligjshem-te-krimese

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se vendi i tij mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe kundërshton aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

“Kthimi i Krimesë në Ukrainë është një nevojë thelbësore nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare,” tha Erdogan në një video-mesazh gjatë samitit të dytë të Platformës së Krimesë, një mekanizëm koordinues ndërkombëtar me të cilin Kievi kërkon të tërheqë vëmendje më të madhe globale ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Erdogan konfirmoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë Platformën e Krimesë dhe zgjidhjen paqësore të çështjes së Krimesë.

“Pozicioni parimor i Turqisë nuk ka vetëm një bazë ligjore, por edhe morale”, tha Erdogan dhe vuri në dukje se mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Ukrainës janë të një rëndësie kyçe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global. /koha

Related posts

Qeveria skoceze pezullon të gjitha takimet me Iz’raelin

Muhamet Ramadani

Rritet në 34.388 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Mehmet Kalisi: Asociacioni me kompetenca ekzekutive është vetëm hapi i parë drejt ndarjes së Kosovës

admin