RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: Franca tani ballafaqohet me “fundin e bollëkut”

macron:-franca-tani-ballafaqohet-me-“fundin-e-bollekut”

Në një mesazh inkurajues, presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi popullin francez që të jetë i përgatitur për “sakrifica” pasi vendi po përballet me “fundin e bollëkut” pas krizave të njëpasnjëshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ajo që po kalojmë është një ndryshim i madh, një përmbysje e madhe”, tha Macron gjatë takimit të kabinetit në Pallatin Elysee pas pushimit trejavor. Ai përmendi “krizat e njëpasnjëshme serioze” nga destabiliteti i shkaktuar nga lufta në Ukrainë deri te efektet shqetësuese të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë thatësirën e paprecedentë që ka kapluar të gjithë vendin.

Ai tha se Franca tani përballet me një “fund të bollëkut”, i cili ishte i dukshëm që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020, në aspektin e financave publike, mungesave të materialeve të caktuara dhe avarisë në zinxhirin e furnizimit. Macron paralajmëroi francezët se ata mund të përballen me pasojat.

“Liria jonë ka një kosto, dhe ndonjëherë kur duhet mbrojtur, mund të nënkuptojë sakrifica”, tha presidenti francez.

Macron u kërkoi gjithashtu anëtarëve të qeverisë së tij që të veprojnë me seriozitet dhe besueshmëri ndërsa trajtojnë krizën dhe “të mos dorëzohen para demagogjisë”, duke iu referuar në mënyrë të qartë faktit se si shoqëria shpesh ia hedh fajin të huajve dhe pakicave në kohë të vështira. /aa

Related posts

Kina paralajmëron SHBA-në: përdorimi i inteligjencës artificiale në luftë mund të shkelë kufijtë etikë

Irfan Jahiu

Kryediplomati britanik: Të tmerrshme sulmet e ekstremistëve izraelitë ndaj autokolonave me ndihma për në Gaza

Muhamet Ramadani

Nëntë familje me 80 anëtarë u evakuuan në Gjakovë si pasojë e vërshimeve

admin