RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania ‘asgjëson’ importet ruse, asnjë litër karburant nga Rusia

britania-‘asgjeson’-importet-ruse,-asnje-liter-karburant-nga-rusia

Mbretëria e Bashkuar nuk importoi karburant nga Rusia në qershor, për herë të parë në një kohë rekord.

Edhe importi i mallrave ruse ra gjithashtu në 33 milionë paund në të njëjtin muaj, niveli më i ulët që nga nisja e regjistrimit të të ardhurave në vitin 1997.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë që kur ajo pushtoi Ukrainën në muajin shkurt.

Vetë Britania e Madhe është zotuar se do të pezullojë importet e naftës ruse dhe derivateve të saj brenda fundit të vitit, si dhe ato të gazit sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, importi i karburanteve ra me gjysmë miliard stërlina, ose 100 për qind krahasuar me mesataren e 12 muajve paraardhës të muajit shkurt.

Vitin e kaluar, Mbretëria importoi nga Rusia 4 për qind të gazit dhe 11 për qind të naftës, ka saktësuar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Edhe eksportet e mallrave të tjera ruse ranë ndjeshëm në qershor, me pajisjet e makinerive dhe transporteve të tkurrura me mbi 91 për qind, duke rënë në 118 milionë stërlina.

Të vetmet produkte që kanë regjistruar një rritje të lehtë janë ato kimike, të nxitura nga rritja e eksporteve të produkteve mjekësore dhe farmaceutike, që bëjnë përjashtim nga sanksionet.

Related posts

Hoxha nga Kaçaniku që pajtoi mbi 200 raste hasmërie

admin

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, reagon kryeministri Rama: Kërcënim për të destabilizuar rajonin! Nevojë kritike për një armëpushim në Gaza

admin

Kurti priti në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

RTI