RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet sërish nafta e papërpunuar në bursa

rritet-serish-nafta-e-paperpunuar-ne-bursa

Çmimet e naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare po pësojnë sërish rritje këto ditë, pasi ranë javën e kaluar në nivelet e para luftës në Ukrainë.

Bursa e naftës së papërpunuar në Londër e rriti çmimin për fuçi në mbi 100 Dollarë, këtë të mërkurë, ndërsa ajo e Teksasit në mbi 94 Dollarë. Çmimi u rrit me rreth 4% pasi Arabia Saudite dhe vendet anëtare të OPEC-ut paralajmëruan reduktimin e prodhimit, teksa ekonomia globale hyn në recesion që ndikon drejtpërdrejt në rënien e kërkesës për naftë.

OPEC premtoi se në Shtator do të shtonte me 100 mijë fuçi në ditë prodhimin, pas kërkesës së Presidentit amerikan Joe Biden për të ndihmuar në stabilizimin e çmimit të naftës pas sulmit rus në Ukrainë. Mbetet megjithatë e paqartë nëse ky premtim do të mbahet pas këtyre parashikimeve të zymta.

Sakaq, spikati një deklaratë e Presidentit francez Emmanuel Macron në mbledhjen e parë të kabinetit të tij këtë të Mërkurë, ku tha se bota po kalon në një seri krizash njëra më serioze se tjetra. Ai e quajti këtë, një moment të një ndryshimi të madh. /tvklan

Related posts

I përfshirë në skandalin Epstein, Londra shqyrton legjislacionin për të hequr ish-princin Andrew nga linja e trashëgimisë mbretërore

admin

Reperi “Diddy” apelon përsëri dënimin, kërkon lirimin nga burgu dhe sulmon gjyqtarin e çështjes!

admin

Blinken: Kosova dhe Serbia të rrisin koordinimin dhe transparencën me aleatët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë marrëveshjet

admin