Këto që do të lexoni më poshtë, janë këshillat më të vyera që japin dermatologët për ata që duan një rënie të shpejtë, por mbi të gjitha të shëndetshme nga pesha.
Këshillat janë të thjeshta dhe mbi të gjitha të arritshme
Me hapa të vegjël
Mos prisni sa të mbarojë vera që të nisni një regjim të shëndetsëm ushqimor.
Nisni me hapa të vegjël dhe ndërmerrni objektiva realistë siç është shkuarja në palestër për të paktën 2 herë në javë.
Jo karbohidrate në mbrëmje
Në mënyrë që të humbisni nga pesha në mënyrë të përshpejtuar, dietologët sugjerojnë minimizimin e karbohidrateve në mbrëmje.
Ato ruhen në organizëm si depozitë dhjamore dhe nuk duhen konsumuar para gjumit, veçanërisht nëse të nesërmen nuk ju pret ndonjë maratonë vrapi apo aktivitet fizik.
Në mbrëmje hani më shumë proteinë dhe perime.
Shfryrja para dobësimit
- Qëndroni larg ushqimeve dhe pijeve që shkaktojnë fryrje.
- Përpara se të humbisni në peshë, sigurohuni që të shfryheni.
- Mos pini lëngje me pipëz, mos përtypni çamçakëz dhe hiqni dorë nga pijet e gazuara.
- Nëse doni të përmirësoni paraqitjen tuaj të jashtme, këto këshilla janë të rëndësishme.
Merr më shumë proteinë
- Proteina nuk duhet të mungojë në asnjë vakt.
- Ajo ndihmon në forcimin e muskujve dhe ju mban të ngopur për më gjatë.
- Kjo do të thotë që shanset e të tepruarit me ushqim më vonë gjatë ditës, janë ndjeshëm më të vogla.
- Proteinat që nuk duhet t’i ndani gjatë mëngjesit tuaj janë: vezët, gjalpi i kikirikut, kosi, bajamet e shumë të tjera.