RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Avionët grekë sërish provokuan avionët turq F-16 mbi Detin Egje

avionet-greke-serish-provokuan-avionet-turq-f-16-mbi-detin-egje

Avionët turq që po merrnin pjesë në një mision të NATO-s mbi Detin Egje u provokuan nga avionët grekë F-16, njoftuan burime të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet, të cilat kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimit që të flasin për media, thanë se dy F-16 turq u provokuan të mërkurën.

Sapo avionët grekë ua mbyllën radarin e tyre avionëve luftarakë turq, pala turke u përgjigj në mënyrë adekuate dhe me forcë të plotë.

Kjo është hera e dytë këtë javë që avionët grekë ua mbyllin radarët e tyre avionëve turq në misionet e NATO-s.

Të martën, një incident i ngjashëm ndodhi në Mesdheun Lindor. Me këtë rast Turqia informoi autoritetet e NATO-s, kurse atasheu ushtarak grek u thirr në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

“Greqia vazhdon të synojë me këmbëngulje misionet e NATO-s për të rritur tensionet, kurse incidenti i fundit i provokimit dëshmon se Greqia në mënyrë të planifikuar bënë lëvizje të tilla”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Burimi i njëjtë tha se sjellje të tilla janë absolutisht të papajtueshme në frymën e aleancës së NATO-s dhe se rrezikojnë sigurinë e fluturimeve. /aa

Related posts

“Shkalla nuk e përballoi peshën!”- Zjarri tragjik në Crans-Montana la pas 40 viktima, lihet në paraburgim bashkëpronari i barit! Çfarë rezultoi nga hetimet

admin

Izraeli vazhdon me sulme në Gaza pavarësisht armëpushimit, katër persona të vrarë që nga agimi

Muhamet Ramadani

Jep dorëheqjen shefi i Antiterrorit në Uashington, kritika për luftën me Iranin: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA! Fitorja e shpejtë ushtarake, pretendim i rremë

admin