RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiqi përsërit frazën se “Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë”

vuciqi-perserit-frazen-se-“serbia-do-te-mbroje-serbet-ne-kosove”

Presidenti Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur frazën se “Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë” edhe pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi u zhvillua të enjten pasdite në Beograd, ndërkohë Vuçiqi ka paralajmëruar një takim tjetër në orën 22:00.

“S’ka dorëzim, Rroftë Serbia!”, tha Vuçiq në një videomesazh në Instagram. “Bisedimet do të vazhdojnë në orën 22:00. Shpresoj për një kompromis, por ne patjetër do të mbrojmë interesat e serbëve në Kosovë”, shtoi ai.

Zyra e Presidencës serbe ka paralajmëruar edhe një komunikatë për media. /koha

Related posts

Turqia kap sasinë e tretë më të madhe të kokainës në vend! Sekuestrohen dhe 830 kg lëndë kimike për përpunimin e drogës

admin

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut merr pjesë në ngjarjen e Këshillit Atlantik në Washington

Muhamet Ramadani

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Haxhiu takim me partitë në pushtet/ Çitaku: Fotografi e një partie politike të papërgjegjshme

admin